Portieri i Pobedës, Davor Taleski në stinorin pranveror nuk do të jetë pjesë e skuadrës nga Prilepi, njofton “”infOSport.mk”. Taleski ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Finlandë, duke nënshkruar me ekipin e Honka-s.
22-vjeçari pjesë e Pobedës ishte nga vera e vitit 2016-të, ndërsa do të jetë kjo hera e parë që do të luaj jashtë Maqedonisë. Ai te Pobeda kishte ardhur nga rradhët e Bregallnicës, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte qenë pjesë edhe e skuadrës së Metalurgut dhe 11 Oktomvri, aty ku edhe kishte filluar karrierën.
Taleski me Honka-n ka nënshkruar kontratë deri në janarin e vitit 2019-të, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Rikujtojmë ditë më parë, tashmë edhe ish portieri i Rabotniçkit, Damjan Shishkovski u transferua në Finlandë, duke nënshkruar me ekipin e Lahtit.