Personi që njoftoi për përmbajtjen e dopingut tek atletët rusë, jeton në fshehtësi të plotë, në SHBA.
Kjo u bë e ditur në një nga emisionet e SHBA-së, i cili ishte me jelek antiplumb.
Mjeku për kontrollim të sportistëve për doping, Grigori Rodçenkov, u paraqit në programin televiziv të njohur amerikan, në një intervistë televizive, në “60 minuta”, ku tregoi se jeton i fshehur nga frika se do të vritet nga njerëzit e porositur prej Putinit, i cili siç tha ai, “e do të vdekur”, transmeton RTK.
Ish udhëheqësi i zyrës antidoping në Rusi, Gregori Rodçenkov, delkaroi se ai ka rrezikuar jetën në zbulimin e fshehtësisë për dopingun.
Bëhet e ditur se Rodçenkov ka dhënë intervistë për televizionet amerikane, menjëherë pas ikjes nga Rusia, në nëntor të 2015-ës.
“Kremilini më do të vdekur”, deklaroi Rodçenkov për “60 minuta.
Bëhet e ditur se ai dha intervistën me fytyrë të maskuar dhe me jelek antiplumb, për shkaqe sigurie.