Në mesjavë në futbollin vendor hap siparin stinori pranveror, ku në fund do të mësojmë edhe emrin e kampionit të ri. Shkëndija është më e favorizuar këtë edicion, kjo edhe për faktin se e mbylli gjysmësezonin në pozitën e parë me 8 pikë epërsi, ndërsa gjithashtu që të mërkurën mund ta ris të njëjtën edhe në 11 pikë nëse mund rivalin e drejtëpërdrejtë, Vardarin, njofton “infOSport.mk”.
Është pra ky takimi derbi i javës së 19-të, ku pritet të jetë më i ndjekuri nga ana e tifozëve të futbollit, sidomos atyre tetovarë, të cilët shpresojnë në fitore, ndërsa mbi të gjitha besojnë fuqishëm se pas 7 viteve Shkëndija do të rikthejë titullin e kampionit në Tetovë.
Një ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo midis Rabotniçkit dhe Renovës në arenën “Filipi i Dytë”, ndërsa jo më pak interesante pritet të jetë edhe përballja midis FC Shkupit dhe Akademia Pandev që do të zhvillohet në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari. “Bardhekaltërit” nga Çairi shpresojnë ta nisin me këmbë të mbarë pas gjithë atyre përforcimeve të bëra dhe të dëbojnë pas tyre kundërshtarin nga Strumica, që aktualisht ndodhet në pozitën e katërt me vetëm dy pikë më shumë se FC Shkupi.
Sileksi i vendit të tretë në Kratovë do të mirëpret Skopjen, teksa në Strumicë në stadiumin “Kukush” në Turnovë do të zhvillohet derbi i Pelagonisë midis Pobedës vendase dhe Pelisterit.
Të gjitha ndeshjet e javës së parë të stinorit pranveror në program janë me datë 14 shkurt dhe të njëjtat do të startojnë në ora 14:00.
LPFM, Java XIX |
||
Pobeda | 14.02. 14:00h | Pelisteri |
Rabotniçki | 14.02. 14:00h | Renova |
Shkçndija | 14.02. 14:00h | VardarI |
FC Shkupi | 14.02. 14:00h | A. Pandev |
Sileksi | 14.02. 14:00h | Skopje |