Dy krerët e lartë të Federatës së futbollit të Maqedonisë, kryetari Ilço Gjorgjioski dhe nënkryetar Muhamed Sejdini të enjten do të presin presidentin e UEFA-së, Aleksandar Çeferin.
Numri një i Shtëpisë së futbollit Evropian, do të jetë mysafir special në hapjen e objektit të ri në FFM. Ndërtesa e re që është ndërtuar sipas kushteve evropiane dhe UEFA-së, përbehet me 30 dhoma gjumi, apartmane për seleksionuesit si dhe salla për mbledhje.
I njejti do të lëshohen në përdorim për Akademinë e FFM-së dhe për përfaqësueset e reja të futbollit të Maqedonisë.