Husein Demiri i cili ditë më parë iu bashkua Vëllazërimit të Kërçovës në formë huazimi nga rradhët e FC Shkupit, gjatë ditës së sotme është prezantuar me fanellën e skuadrës kampione të dimrit në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk.
Ai është prezantuar nga ana e trajnerit Nazmi Ajdini në hotelin ku po qëndron skuadra në Durrës, aty ku edhe ponzhvillon fazën kryesore të përgatitjeve për stinorin pranveror.
Ai menjëherë është vënë nën urdhërat e trajnerit kërçovar, i cili me siguri se ka përfituar me angazhimin e Demirit në repartin ofenziv. Demiri pritet të udhëheq sulmin e Vëllazërimit në pjesën pranverore, skuadër kjo që në fund shpreson të bëjë ëndërrën realitet dhe të ngjitet në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.
Demiri pjesë e Vëllazërimit do të jetë 6 muajt e ardhshëm, ndërsa gjatë ditës së nesërme pritet të debutojë me fanellën e skuadrës kërçovare në ndeshjen ndaj Bashkimit nga Gjilani, skuadër kjo që garon në Ligën e Parë të Kosovës.
Ndeshja ndërmjet Vëllazërimit dhe Bashkimit do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, aty ku ndeshjet e saj i zhvillon skuadra e Teutës.