Nejmar mund të mos jetë edhe për shumë kohë blerja më e shtrenjtë në futbollin botëror. Braziliani verën e vitit 2017-të nga Barcelona kaloi në rradhët e PSZH-së, edhe atë për një vlerë prej 222 milionë euro, mirëpo këtë shumë si duket është i gatshëm ta tejkalojë Juventusi.
“Zonja e Vjetër” është gati të derdhë plotë 250 milion euro në arkat e skuadrës angleze të Totenhamit për shërbimet e sulmuesit Hari Kejn.
Edhe pse shifra e publikuar nga “Don Balon” duket e ekzagjeruar, nuk përjashtohet që Juventusi t’i shpenzojë me të vërtetë gjithë ato para, vetëm e vetëm për t’i dhënë skuadrës së drejtuar nga Allegri një futbollistë me peshë tejet të konsiderueshme cilësore.
Mbetet për t’u parë nëse e gjithë kjo do të merrte epilogun përfundimtarë, mirëpo është e sigurtë se për të arritur deri te Kejn me një shifër kaq stratosferike, ai që pritet të largohet nga Torino për t’i bërë vend sulmuesit anglez, do të jetë argjentinasi, Paolo Dybala, emri i të cilit lidhet ngushtë me një kalim te skuadra e Barcelonës.