Skuadra e Çelzit ka shënuar fitoren e parë që nga 20 janari, pasi sonte në ndeshjen e fundit të javës së 27-të në “Stemford Brixh” me rezultatin e pastërt 3:0 mundi Uest Bromuiç Albionin, njofton “infOSport.mk”.
Deri te fitorja “blutë” e Londrës erdhën falë “dopietës” së Eden Hazard (25′, 71′) dhe një goli të shënuar nga Viktor Mouzes (63′).
Në këtë mënyrë Çelzi ndërpreu serinë prej dy disfatave të njëpasnjëshme në Premierligë ndaj Uatfordit (1:4) dhe Burnmautit (0:3).
Me këtë fitore skuadra e trajnerit Antonio Konte sërish ngjitet në pozitën e katërt me 53 pikë, duke zbritur nga TOP-4 ekipin e Totenhamit, që la 52 pikë. Në anën tjetër Uest Bromuiç Albioni mbetet në pozitën e fundit me 20 pikë të tubuara.