Agjencioni “N11” sjell Tipuriçin te Shkupi

Përforcim i madh për defanzivën e Shkupit në momentet e fundit të merkatos të paktën në bazë të CV-së së mbrojtësit Toni Tipuriç. Emër ndoshta që s’ishte dëgjuar në opinionin tonë firma e të cilit në kontratën me Shkupin vjen si befasi, por ata që e njohin dijnë mirë potencialin që ai pritet të sjellë te Shkupi.

Në kushte të këtilla rezulton se ekipi nga Çairi i’a sheh hajrin agjencionit “N11 Sports Management”, nëse 27 vjeçari austriak me prejardhje boshnjake arrin të shfaqet në nivelin e tij më të mirë. Kjo nga fakti se pikërisht “N11” që udhëhiqet nga Armend Nexhipi ndërmjetësoi direkt në realizimin e kësaj lëvizje, duke e sjellë atë në Shkup si lojtar të lirë në kushte kur Tipuriç kishte oferta nga klube të ndryshme nga kampionate më të forta se sa elita e futbollit të Maqedonisë./InfOSport.mk

Leave a Reply