Vëllazërimi ka shënuar fitore me rezultatin 3:1 në miqësoren e parë të zhvilluar në Durrës, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga Kërçova që ditë më parë u akomodua në qytetin turistik shqiptarë sot u përballë me skuadrën kosovare të Dukagjinit, pjesë e Ligës së Parë kosovare.
Të besuarit e trajnerit Ajdini ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe në fund falë golave të shënuar nga Leonard Kallaba, Kushtrim Ballazhi dhe Maliq Beluli me meritë iu gëzuan fitores.
KF Vellazerimifiton 3-1 KF Dukagjinin e Kosoves ne ndeshjen e sotshme miqesore. Autore te golave ishin Kallaba, Ballazhi dhe Maliqi.
Kjo fitore pas atyre disfatave në Maqesoni, dha një sinjal që Vëllazërimi po ecën drejt cakut të dëshiruar dhe formës optimale.