Struga Trim Lum u dorëzua përballë Javorit serb

Struga Trim Lum ka pësuar disfatë 3:1 ndaj Javorit serb, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Ohër, njofton “infOSport.mk”.

Që të katër golat në këtë ndeshje u shënuan gjatë pjesës së parë, ndërsa golin e vetëm për struganët e realizoi kapiteni, Flamur Tairi nga pika e bardhë.

Ishte kjo ndeshja e pestë miqësore e Struga Trim Lum dhe disfata e dytë pas asaj minimale 1:0 ndaj Dritës së Gjilanit.

Skuadra strugane gjithashtu ka regjistruar edhe dy barazime pa gola ndaj Labunishtit dhe Gostivarit, ndërsa fitoren e vetme e kishte realizuar ndaj Akademia FFM Ohër (4:1).

Ndeshjen e rradhës Struga Trim Lum do ta zhvillojë të premten (16 shkurt) kundër skuadrës shkupjane të EuroMilk, që gjithashtu garon në Ligën e Dytë Perëndim.

Leave a Reply