Shkëndija gati për Vardarin

Futbollistët e Shkëndijës edhe këtë fundjavë janë stërvitur në bazë të planprogramit, me një tempo të matur dhe të përshtatur për fillimin e gjysmësezonit pranveror.

Në mesim e futbollistëve “kuqezi” nga Tetova mbizotëron optimizëm dhe dëshirë e madhe për të startuar me ndeshjet zyrtare, pas një faze të suksesshmë përgatitore të zhvilluar në Tetovë, Ohër dhe Antalia të Turqisë.

Skuadra tetovare duket e gatshme për sfidën e parë kampionale në vitin 2018 të mërkurën përballë Vardarit në Tetovë, ndërsa stafi teknik ka edhe dy ditë në dispozicion për të vendosur strategjinë dhe formacionin për takimin e parë të stinorit pranveror të LPFM-së.

Leave a Reply