Roma ashtu edhe siç pritej pa shumë probleme mundi Beneventon e Berat Xhimshitit me rezultatin 5:2 në ndeshjen e fundit të së dielës në kuadër të javës së 25-të në “Serie A”.
Edhe pse miqtë shënuan të parët me Guilherme (7′), kryeqytetasit përmbysën gjithçka. Ishte Fazio që barazoi për Romën në minutën e 26-të, teksa Xheko në minutën e 59-të përnherë tënparë sonte kaloi në avantazh, Romën.
Pas këtij goli rradha i erdhi turkut Under i cili shënoi dy gola (62′, 75′), teksa golin e fundit për “ujkeshën romake” e realizoi Defrel në minutat shtesë nga pika e bardhë.
Ndryshe autorë i golit të dytë për Beneventon në këtë transfertë ishte Brinjolla (76′).
Reprezentuesi shqiptarë, Berat Xhimshiti luajti 90 minuta për Beneventon, ndërsa Memushaj u la në stol përgjatë gjithë sfidës.
Xhimshiti madje në minutat e fundit të takimit shkaktoi edhe 11-metërshin nga ku erdhi goli i 5-të për Romën. Mbrojtësi shqiptar preku topin me dorë në zonën e rreptësisë, pas krosimit të boshnjakut, Edin Xheko.
Me këtë fitore, Roma ngjitet në vendin e katërt në renditje me 47 pikë, duke zbritur në këtë mënyrë rivalët lokal të Lacios në vendin e 5-të me 46 pikë, teksa Benevento me vetëm 7 pikë të tubuara mbetet të mbajë fenerin në “Serie A”.