Përfaqësuesja e Portugalisë është shpallur Kampione Evropiane në futsal, pasi në finale mundi Spanjën me rezultat 3:2. Për ta përcaktuar fituesin e përballjes finale, u desh që sfida të shkojë në vazhdime, pasi koha e rregullt u mbyll me barazim 2:2. Golat për portugezët i realizun Rikardinjo dhe dy herë Kuenjo, ndërsa për spanjollët Tolra dhe Lin.
Lojtari më i mirë i Evropianit për futsal 2018 që u zhvillua në Slloveni u shpall Rikardinjo. Për Portugalinë ky ishte trofeu i parë në një Kampionat Evropian, ndërsa Spanja mbetet “mbret’ i futsalit me shtatë titujt në këtë kompeticion, duke lënë Italinë me dy tituj dhe Rusinë me një.