Petar Naumovski vazhdon të mbetet në krye të Federatës së basketbollit të Maqedonisë. Naumovski mori sërish votat e shumicës në mbledhjen e jashtëzakonshme që u zhvillua në Federatën e basketbollit të vendit tonë. Numri një i kësaj federate arriti që të grumbolloi 16 vota kundrejt 14-ve që ishin për kundërkandidatin e tij të vetëm Vlado Ilievski.
Kujtojmë se ky i fundit njihet si legjenda i basketbollit në vendin tonë, i cili ka shënuar pikët më të rëndësishme në historinë e Maqedonisë.