Barcelona nuk ka shkuar më shumë se një barazim përballë Getafes në ndeshjen e javës së 23-të.
Pjesa e parë ishte nga ato që rrallë herë i ndodhin “katalunasve”. Asnjë gjuajtje në portë nga ana e tyre, teksa edhe Getafe nuk ka lënë shumë hapësira në fushë.
Në pjesën e dytë, Barcelona u tregua më kërkuese, mirëpo në portë Getafe kishte të disponuarin Guaita, i cili dilte fitues në të gjitha përballjet me futbollistët vendas.
Hera e fundit që Barcelona është ndalur në “Kamp Nou”, ka ndodhur në dhjetorin e vitit 2017-të përballë Selta Vigos.
Ndryshe ishte ky barazimi i katërt që Getafe nxorri në ndeshjet ndaj Barcelonës në transfertë, ndërsa për herë të parë një gjë të tillë kishte bërë gjatë vitit 2014-të.
Barcelona edhe pas këtij barazimi kryeson e vetme kampionatin spanjoll, me 7 pikë më shumë se Atletiko Madridi i vendit të dytë, kur kanë mbetur edhe 15 ndeshje deri në mbyllje të sezonit aktual.