Çiklizmi në Dubai, fiton itaiani Elia Viviani!

Edicioni i 5-të i Turit të Dubait në çiklizëm u fitua nga italiani Elia Viviani (skuadra e Quick Steep-Floors), që në përfundim të 5 etapave dha kohën e ëprgjithshme 19h05’46”. Kjo është hera e parë që çiklisti italian fiton këtë turne, i pari i këtij sezoni në këtë sport, duke treguar një përgatitje të mirë dhe se do të jetë kandidat për mjaft gara këtë sezon.

Në vendin e dytë në përfundim të këtij turneu u klasifikua çiklisti danez Magnus Nielsen, me 12 sekonda më shumë se lideri, ndërsa në të tretin u rendit çiklisti tjetër italian Sonny Colbrelli, me 14 sekonda më shumë se Viviani, i cili fitoi 2 etapa në këtë turne. Në 4 edicionet e mëparshme, fitues të këtij turneu kanë dalë Phinney, Cavendish dhe Kittel (dy herë)

 

Leave a Reply