Bardhi e nis nga stoli ndeshjen ndaj Valencias, Sadiku sërish në tribuna!

Reprezentuesi i Maqedonisë, Enis Bardhi që mbron ngjyrat e skuadrës së Levantes, ndeshjen e sotme ndaj Valencias do ta nis nga stoli. Trajneri i Levantes sërish ka vendosur që shqiptarin mos ta përfshijë në formacionin startues, ndërsa pritet që ksaj here ta aktivizojë në pjesën e dytë.

Kujtojmë që edhe në ndeshjen e fundit ndaj Real Madridit që Levante njorri barazim 2:2, Bardhi nuk iu dha rasti që të aktivizohet në fushë. Ndërkohë sa i përket shqiptarit tjetër të sapoardhur te Levante, është lënë jashtë 18-shes të kësaj ndeshje, me Armando Sadikun që do ta ndjek takimin nga tribunat./InfOSport.mk

Leave a Reply