Xhudo, Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Paris

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në grand slamin më të rëndësishëm në xhudo që po zhvillohet në Paris, pasi mposhti xhudisten japoneze Natsumi Tsunoda.

Kjo është medalja e parë e bronztë dhe e dyta në total në këtë fillim vit për Krasniqin, pasi ajo e fitoi të argjendtën në muajin e kaluar në turneun grand prix në Tunizi. Kosova nga Parisi largohet me dy medalje në total, nga tre garues që morën pjesë, pasi edhe Akil Gjakova siguroi medaljen e argjentë.

 

Leave a Reply