Vllaznia e Sedat Berishës kthehet te fitorja pas 3 humbjeve radhazi. Skuadra shkodrane mundi Lushnjën në transfertë me rezultatin 0:2, duke iu falënderuar “dopietës” së Xhevahir Sukajt.
Sulmuesi shkodran që të dy golat i realizoi në pjesën e dytë, edhe atë fillimisht në minutën e 64-të, ndërsa golin e dytë e realizoi 10 minuta më vonë kur ishte i saktë nga pika e bardhë.
Shkodranët ngjiten në kuotën e 18 pikëve dhe gjysmën e tyre, 9 pikë, ia kanë marrë pikërisht skuadrës së Lushnjës, duke e mundur që në të tre ndeshjet.