Totenhami ka fituar derbin me Arsenalin me rezultat 1:0. Në sytë e 85 mijë tifozëve, takimi u vendos nga një gol i të zakonshmit Herri Kejn, që kërceu fuqishëm dhe mposhti portierin Çeh në minutën e 49-tën.
Skuadra e Poçetinos dominoi takimin, duke krijuar një mori rastesh për gol, veçanërisht në pjesën e dytë, por nuk arriti të dërgojë më shumë se një herë topin në rrjetën e portës së Arsenalit.
Nga ana tjetër, Arsenali u kujdes më shumë për mbrojtjen, ndërsa Mkitarian dhe Obamejang nuk arritën të nxjerrin skuadrën në sulm. Pas këtij takimi, Arsenali mbetet në vendin e 6 me 45 pikë, duke komplikuar ndjeshëm objektivin e këtij sezoni, arritjen e një vendi që të dërgon në Çampions.