Floyd Majvether e vuri emrin e tij dhe “thesarin” në saj të një koordinimi perfekt të gushteve dhe reflekeseve kur ishte në ring. Pesë herë ish-kampioni i botës, i cili i fitoi të 50 ndeshjet në karrierën e tij si profesionist do të mbahet mend si një nga boksierët më të mirë të brezit të tij. Që pasi u tërhoq nga aktiviteti, pas fitores kundër Conor McGregor, vitin e kaluar, 40-vjeçari ka menduar të investojë te vetja duke u marrë me sporte të tjerë, i fundit në radhë ka qenë pingpongu.
Të shtunën, Majvether postoi një video në “Instagram” duke shijuar një ndeshje pingpongu me kushëririn e tij Roy. Ku është e veçanta? Te fakti që kjo ishte një tavolinë e pa parë ndonjëherë prej kristali me vlerë 30 mijë dollarë. Video tregon se amerikani nuk është edhe aq i aftë me raketën në dorë sa ishte në ring. Gjithsesi, kohët e fundit qarkullojnë thashethemet se ai do të kthehet në ring, këtë herë në MMA për t’u ndeshur sërish e McGregor. Atij i janë ofruar 500 milionë dollarë për këtë përballje.