Pobeda vjen edhe me përforcimin e 10-të

Skuadra nga Prilepi ka angazhuar edhe futbollistin e 10-të, të ri, duke angazhuar kësaj rradhe një futbollist nga reparti difenziv. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin, Stefan Grboviç, që në Prilep vjen nga rradhët e skuadrës serbe të Teleoptik.
Ndryshe Grboviç i lindur në Kraguevac, që nga mosha 10-vjeçare ishte pjesë e Partizanit, nga e cila skuadër ishte dërguar te Teleoptik, skuadër kjo që konsiderohet si filialë i gjigandëve “bardhezi” nga Beogradi.
Grboviç luan si mbrojtës i krahut të djathtë, ndërsa gjithashtu mund të luaj edhe si qendërmbrojtës.
Ai gjatë ditës së sotme zhvilloi edhe stërvitjen e parë me skuadrën nga Prilepi, duke u vënë menjëherë nën urdhërat e trajnerit Bubanja, që beson se ka përfituar një futbollist mjaft cilësor në krahun e djathtë të mbrojtjes.

 

Leave a Reply