Napoli i Hysajt i pamëshirshëm ndaj Lacios dhe Strakoshës

Një super Napoli në pjesën e dytë, bëri që Lacio të vuaj sonte  në “Sao Paolo”, ku në fund skuadra nga kryeqendra italiane u rikthye me një disfatë të rëndë 4:1, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja nisi mbarë për “lacialët”, të cilët avansuan vetëm pas tre minutave lojë me anë të shumë kërkuarit Stefan de Vrij.

Goli i mbrojtësit lacial ishte valid deri në minutën e 43-të, kur Kalehon për herë të parë sonte mposhti Strakoshën.

Me këtë gol dhe barazimin 1:1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa gjatë pjesës së dytë gardiani shqiptarë kapituloi 3 herë.

Fillimisht në rrjetën e Strakoshës shënoi bashkëlojtari i tij Uallas Dos Santos, i cili në minutën e 54-të për herë të parë kaloi Napolin në avantazh në këtë ndeshje, ndërsa nuk vonoi shumë dhe vetëm dy minuta më pas Mario Rui shënoi edhe golin e tretë për “napolitanët”.

Goditjen përfundimtare skuadrës së trajnerit Simone Inzagi i’a dha belgu Dres Mertens me golin e realizuar në minutën e 73-të.

Me këtë fitore Napoli rikthen pozitën e parë pas 24 orëve, duke kryesuar i vetmuar me 63 pikë, një pikë më shumë se Juventusi i vendit të dytë, ndërkohë Lacio mbetet në pozitën e tretë me 46 pikë.

 

Leave a Reply