Arian Ademi ka shënuar dy gola në fitoren 2:4 të skuadrës e tij Dinamo Zagrebin në transfertën ndaj Osijekut të zhvilluar në kuadër të xhiros së 21-të në elitën e futbollit kroat.
Reprezentusi i Maqedonisë golat i gjeti në minutat 38-të dhe 68-të, ndërsa dy golat tjerë për Dinamon i shënuan Sudani e Olmo. Ndërkohë në listën e golashënuesve të këtij takimi u regjistrua edhe një tjetër shqptarë, Eros Grezda, i cili realizoi gol për Osijekun, ndërsa autor i golit tjetër ishte Boban.
Sa i përket shqiptarit tjetër nga Maqedonia që luan me Osijekun, Muzafer Ejupi, në këtë sfidë ishte i përfshirë në formacionin startues, ndërsa u zëvendësua në minutën e 66-të nga Pusic. Ejupi si duket nuk është formën e duhur siç ishte në sezonet e kaluar të kampionatit kroat, pasi ka “harruar” të shënojë gol. Ejupi këtë sezon nga 17-të ndeshje të zhvilluara me Osijekun ka shënuar vetëm 2 gola.