Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, janë plot 11 lojtarët e Real Madrid që kanë bërë valixhet gati dhe që do të largohen në afatin e ardhshëm kalimtar.
Vetëm një triumf tjetër në Ligën e Kampionëve mund ta bëjë presidentin Florentino Perez të ndryshojë mendim.
Gjithsesi, lojtarët që nuk e kanë të sigurt qëndrimin te “mbretërit” janë: portieri Kiko Kasilja, fajtor për disa gabime të bëra në fazën e parë të sezonit; Kejlor Navas, i kthyer numri një pas një dëmtimi dhe pavarësisht rendimentit të mirë, duket se do të zëvendësohet gjithashtu; Hesus Valleho, mbrojtës që pritet të huazohet; Ashraf Hakimi, mbrojtës krahu maroken me kontratën drejt skadencës; Isko, pavarësisht përgënjeshtrimeve dhe vlerësimeve të Zidane; Mateo Kovaçi, i kërkuar nga klubet e Serie A; Markos Ljorente, një tjetër lojtar për t’u huazuar, bashkë me moshatarin Majoral.
Në fund, e gjithë “BBC”: me Bejll dhe Benzema që duket se do të thonë lamtumirë. Dëmtimet kanë kuashtëzuar rendimentin e të parit dhe mungesa e golit atë të të dytit. Nuk përjashtohet edhe një largim i Kristiano Ronaldos, i cili nuk është shumë i kënaqur me drejtuesit. Me pak fjalë, te Real po përgatitet një revolucion që mund të jetë historik.