Shfaqet në skenën e kampionatit turk, sulmuesi i Kombëtes shqiptare, Sokol Cikalleshi. Futbollisti shqiptar i skuadrës Osmanliaspor, ka shënuar dy gola në ndeshjen që përfundoi me barazim 3:3 ndaj Goztepes në transfertë. Cikalleshi u fut në pjesën e dytë, kur rezultati ishte 2-1 për vendasit dhe riktheu baraspeshën në minutën e 59.
Vendasit kaluan sërish në avantazh (’84), por ishte sërish Cikalleshi që në minutën e 6 shtesë barazoi rezultatin me 11-metërsh. Pas këtyre finalizimeve, Cikalleshi ngjitet në kuotën e katër golave këtë sezon në kampionatin turk.