Bajern Munih sot hasi në një kundërshtarë serioz si Shalke 04, ndaj së cilës skuadër megjithatë në fund arriti që të shënojë fitore minimale 2:1, njofton “infOSport.mk”.
Në këtë mënyrë “bavarezët” rikthyen epërsinë prej 18 pikëve ndaj ndjekësit më të afërt, Lajpcigut, dhe me shumë gjasa me titullin e kampionit do të kurorëzohen që në muajin mars.
Robert Levandovski shënoi vetëm pas 6 minutave lojë, teksa Franko Di Santo në minutën e 24-të solli simetri në rezultat.
Fitoren “bavarezëve” ua siguroi reprezentuesi gjerman, Tomas Myler me golin e realizuar në minutën e 36-të.
Me golin e shënuar sot Levandovski barazoi rekordin e Hajkens me gola të shënuar në më shumë ndeshje në vazhdimësi, 11 ndeshje me rradhë të vendosur gjatë sezonit 1972/73.
Ndryshe ishte kjo fitorja e 9-të me rradhë për Bajernin në Bundesligë, seri këtë që e kishin nisur që pas disfatës nga Borusia Menhengladbahu gjatë nëntorit të vitit të kaluar.