Trajneri i përfaqësueses së futbollit të Egjiptit, Hektor Kuper, deklaroi se Ramazani përbën një problem të madh përpara Botërorit.
“Kam një problem para Botërorit: Ramazanin. Lojtarët e mi agjërojnë dhe unë nuk kam kur t’i stërvis. Vetëm po e bëra stërvitjen në 5 të mëngjesit. Nuk mund të stërvis dikë që nuk pi lëngje dhe nuk ka kalori në trup”, tha Kuper në një intervistë për “La Nacion”.
Egjipti, që do të luajë një Botëror për herë të parë pas 28 vitesh, është në grupin A, ku do të ndeshet me Rusinë, Uruguajin dhe Arabinë Saudite. Egjipti do të debutojë ndaj Uruguajit në 15 qershor, një ditë pasi mbaron Ramazani.