Muzaka mendon për tre pikë të Skënderbeut në derbin ndaj Flamurtarit (VIDEO)

Skënderbeu ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Flamurtarit në derbi ndeshjen e javës së 19-të në Superligën shqiptare, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një ndeshje e luftuar fortë nga ana e të dyja skuadrave, ku në fund golit të vetëm dhe fitores iu gëzuan vendasit me një gol të shënuar vetëm 6 minuta para fundit të takimit.

Kroati Radash nga e majta nga gjuajtja e lirë harkoi në shtyllën e dytë ku me kokë tentoi Bajram Jashanica, ndërsa më pas edhe Xhejms, që në fund t’ia dalë Gjergji Muzaka, i cili nga fare pranë vetëm shtyu topin në rrjetën e skuadrës vlonjate.

Muzaka gol ndaj Flamurtarit

MUZAKA KALON NË EPËRSI SKËNDERBEUN NDAJ FLAMURTARIT SKËNDERBEU – FLAMURTARI 1:0(Gj. Muzaka 84')

Публикувахте от infosport.mk в 9 февруари 2018 г.

Te këta të fundit sonte debutimin e tij bëri shkupjani Muarem Muarem, ndërsa gjithashtu pjesë e saj ishin edhe Artim Pollozhani, Muhamed Useini, Fisnik Zuka si dhe Goran Siljanovski, që luajtën gjatë gjithë ndeshjes.

Me këtë fitore Skënderbeu thellon epërsinë ndaj Flamurtarit në renditje, tashmë në 11 pikë të plota. Korçarët kanë 43 pikë në pozitën e parë, teksa Flamurtari vazhdon të mbetet në pozitën e dytë me 32 pikë.

Leave a Reply