Konor Mekgregori dhe Floud Majvether që në vitin 2017-të regjistruan ndeshjen më të shikuar në botë, sërish do të përballen me njërin tjetrin. Të dy sportistët janë në bisedime për një tjetër sfidë mes tyre, një “rematch” që këtë herë do të zhvillohet në arenën më të preferuar të Konor MekGregor, në Artet Marciale Mikse.
Shifra e fitimeve që parashikohet të gjenerohet nga lufta e dy boksierëve brenda kafazit, është 360 milionë Paund, por ka ende disa pikëpyetje të mëdha, sesi do të luhet ndeshja më e pritur e ringut në 2018. Pas muajsh të tërë negociatash, luftë fjalësh dhe akuza të ndërsjellta, Majvether fitoi ndaj Konor MekGregor në 26 gusht në Arenën e Las Vegasit.