Ish portieri i Lacios, Marko Ballota në një intervistë të dhënë për “Tuttomerkatoveb” ka folur rreth rekordit që është në ndjekje portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon.
“Mendoj se nuk do ta thyejë dot rekordin tim. Nuk është e lehtë të vazhdosh të luash në moshën 44 vjeç. Mendoj se do të luajë deri në momentin që ndihet mirë, besoj se dëshiron ta mbyllë karrierën në mënyrën më të mirë të mundshme. Disa herë mendon se do të tërhiqesh më pas kupton se je akoma në formë. Mua më ka ndodhur shpesh, e kuptoj. Por ai është mirë dhe duhet të vendosë me qetësi. Nuk do do të jenë ndeshjet e fundit ato që do të përkufizojnë karrierën e tij, që do të mbetet e jashtëzakonshme”, ka thënë Ballotta, i cili mban rekordin si lojtari më i vjetër që ka luajtur në Serinë A (44 vjeç e 38 ditë).