Roxher Federer sulmon numrin 1 të botës. Mbreti i tenisit ndryshon krejtësisht programin e tij dhe vendos për të marrë pjesë në turneun e Roterdamit për t’u rikthyer në çatinë e botës, ku në fakt mungon që prej vitit 2012. Fituesi i 20 titujve Slam pranoi një Ëild card, ftesë në gjuhën e tenisit nga organizatorët e turneut holandez, që mbahet si zakonisht në mesin e muajit shkurt. 36-vjecari zviceran kthehet kështu në Rotterdam Open pas një mungese 5-vjecare, më saktë që nga viti 2013, kur u eliminua që në fazën çerekfinale në vetëm dy sete nga francezi Julien Benneteau. Veterani helvet ka luajtur për herë të parë në Roterdam në vitin 1999 dhe turneu i përvitëshëm holandez përfaqëson një ndër turnetë e parë të rëndësishëm në karrierë për Roger Federer.
Lajmin e konfirmoi edhe vetë 36-vjecari nga Bazeli, që ndonëse ka afërsisht 25 milionë ndjekës në rrjetet sociale preferoi që ta bëjë zyrtar lajmin nëpërmjet adresës së tij zyrtare. Aktiviteti i sivjetëshëm në Roterdam do të jetë jubilar, pasi bëhet fjalë për edicionin e 45 të këtij turneu, ku do të marrin pjesë gjithashtu edhe emra shumë të rëndësishëm si Grigor Dimitrov, Alexander Zverev, Stan Ëaërinka, Nick Kyrgios, David Goffin, Tomas Berdych apo dhe Jo-Ëilfried Tsonga.