Transferimi i Aleksis Sançez të Mançester Junajtedi gjatë afatit kalimtarë të janarit, po thyen një sërë rekordesh dhe mesa duket se po i sjell ekipit edhe përfitime financiare, pasi fanella e tij me numrin 7-të është më e kërkuara në treg.
Siç raporton britanikja “The Sun”, Sançez ka thyer edhe rekordin e Nejmarit në kohën kur ai u transferua te PSZH-ja.
Kërkesat për fanellën e kilianit arrijnë në trefish më shumë se kërkesat për fanellën e brazilianit.
Statusi në “Instagram” i Mançester Junajtid, në të cilin ka njoftuar afrimin e Sançezit, ka thyer rekord komentesh dhe pëlqimesh. Asnjë status tjetër më parë nuk kishte arritur shifrën e 2 milion pëlqimeve dhe komenteve.
Ndërkohë në rrjetin “Facebook”, statusi për Sançezin mban numrin më të lartë të shpërndarjeve. “Alexis7” duket se është ndër “hashtagët” më të përdorur në merkaton e janarit.