Braziliani Viktor Nildo Xhudo nuk do të jetë në gjendje për të ndihmuar Flamurtarin për ndeshjen derbi të së premtes kundër Skënderbeut, njofton “infOSport.mk”. Ish futbollisti i Shkëndijës ka pësuar një tërheqje muskulore, ashtu që për disa ditë pritet të jetë jashtë fushave të futbollit.
Përveç tij, trajneri Shpëtim Duro për transfertën në Korçë nuk do të mund të llogarisë edhe në të skualifikuarin Sidibe, ndërsa lajm i mirë është rikthimi i Ditmir Bicajt.
“Besoj se do të jetë një ndeshje e fortë dhe interesante. Nuk është vendimtare për titullin dhe nuk ka presion. Ne po mundohemi të forcohemi gradualisht javë pas jave. Jemi në një moment të mirë dhe shpresojmë ta kalojmë me sukses edhe këtë ndeshje”, – tha në konferencën për shtyp për gazetarë trajneri i vlonjatëve, Shpëtim Duro.
Ndeshja Skënderbeu – Flamurtari në program është gjatë ditës së nesër me fillim në ora 18:00.