Shkupi megjithatë do të luaj ndeshjet e para pranverore në Shkup

Skuadra e Shkupit dy ndeshjet e para të stinorit pranveror megjithatë do ti zhvillojë në Shkup dhe jo në Gostivar, njofton “infOSport.mk”. Një gjë e tillë u bë e ditur gjatë ditës së sotme, edhe atë vetëm pas insistimit të drejtuesve të skuadrës nga Çairi, që ndeshjet e saj të mos i zhvillojë jashtë Shkupit.

Edhe pse ishte arritur një marrëveshje me KF Gostivarin, që ndeshjet e saj FC Shkupi ti zhvillojë pikërisht në stadiumin e qytetit të Gistivarit, në fund falë edhe insistimit të tifozërisë “bardhekaltër” u gjetë një marrëveshje me drejtuesit e FFM-së që skuadra nga Çairi ndeshjet e saj si nikoqir ti zhvillojë në stadiumin e Maxharit “Boris Trajkovski”.

Në këtë mënyrë Shkupi dy ndeshjet e para kundër Akademia Pandev (14 shkurt) dhe Shkëndijës (18 shkurt) do ti zhvillojë në këtë fushë, ndërsa e njëjta do i shërbejë FC Shkupit deri në rregullimin e stadiumit të Çairit, i cili për momentin nuk i plotëson kushtet për ndeshje elitare.

Leave a Reply