Ish futbollisti i Shkëndijës vazhdon karrierën në Azerbajxhan

Ish futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Jani Urdinov karrierën e tij do ta vazhdojë në elitën e futbollit të Azerbajxhanit, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti maqedonas, që posedon edhe pasaportë belge ka firmosur kontratë 6 mujore me skuadrën e Zira, që stinorin vjeshtor e kishte mbyllur në pozitën e tretë me 30 pikë, vetëm një pikë më pak se Gabala e vendit të dytë dhe 7 më pak se kryesuesit e Karabagut.

Urdinov te Zira kalon nga rradhët e skuadrës çeke të Bohemians 1905, ndërsa skuadra azere do të jetë klubi i tij i 10-të në karrierë, përfshirë këtu edhe Rabotniçkin dhe Shkëndijën, pjesë e së cilës skuadër ishte për 6 muaj (01.07-2014-18.01.2015)

Ndryshe do të jetë kjo hera e parë që do të luaj në kampionatin azer, ku pritet që të debutojë me 10 shkurt përballë ekipit të SumQayit.

Leave a Reply