Dy krerët më të lartë të futbollit, ai i FIFA-s, Xhani Infantino dhe i UEFA-së Aleksander Çeferin, kanë uruar presidentit e rizgjedhur të Federates Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Lajmin e bën të dituar vetë federata përmes një postimi në faqen zyrtare. Fillimisht ka qënë presidenti i Uefa-s, Aleksander Çeferin i cili menjëherë pas përfundimit të votimit, ka telefonuar Duken duke e uruar për fitoren si dhe duke vënë theksin se bashkëpunimi për projekte të përbashkëta mes FSHF dhe UEFA-s do të vazhdojë të jetë akoma edhe më i ngushtë mes palëve. Çeferin gjithashtu në telefonatën e tij ka komplimentuar presidentin Duka për mbarëvajtjen normale të punimeve.
Kreu i futbollit vendas është uruar gjithashtu përmes një tjetër bisede telefonike dhe nga Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Gjithashtu dhe zvicerani përgëzoi Dukën për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të asamblesë, teksa rikonfirmoi thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve.
Po kështu edhe Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino zhvilloi një bisedë telefonike urimi me presidentin Duka për votëbesimin që i dha sërish asambleja. Edhe kreu i FIFA-s përgëzoi Dukën për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të Asamblesë dhe njëherësh rikonfirmoi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve.