Barcelona është ekipi që do të luajë në finale e Kupës së Mbretit ndaj Seviljes, pasi eliminoi nga kjo garë Valencian me rezultat të përgjithëm 3:0. Ndeshja e kthimit në “Mestala” që u zhvillua sonte, i takoi sërish Barcelonës që fitoi me shifrat 0:2.
Golat për katalanasit në këtë përballje i realizuan Kutinjo në minutën e 49-tën dhe Rakitiç në të 82-tën. Në përgjithsi të përzgjedhurit e Ernesto Valverdes domiuan terrenin gjatë 90-të minutave lojë, duke mos hasur vështirësi e as presion nga vendasit.
Barcelona dhe Sevilja do të përballen në finale e madhe të Kupës së Mbretit, e cila është përcaktuar të luhet me 21 prill.