Paraqitjet e mira me Napolin, kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të interesohen për futbollistin shqiptarë, Elseid Hysajn.
Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj mund të jetë duke luajtur vitin e tij të fundit në Itali.
Kjo pasi ata janë duke e përcjellë dy skuadrat e mëdha angleze, Mançester Junajtedi dhe Arsenali, shkruan talkSPORT.
“Arsenali dhe Mançester Junajtedi synojnë ta kenë në skuadër gjatë verës mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysaj”, shkruan kjo faqe.
Hysaj me Napolin ka kontratë deri në vitin 2021, ndërsa vlera e tij në tregun europian të futbollit kap vlerën e 50 milionë euro.