Renova torpedoi Lokomotivën

Skuadra e Renovës me fitore të thellë ka mbyllur ndeshjet miqësore në prag të stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Vllatko Kostov sot mundën Lokomotiën e Ligës së Dytë me rezultatin e thellë 5:0.

Pjesa e parë u mbyll me vetëm një gol të shënuar nga ana e transferimit të kësaj merkatoje, Vllatko Sojanovski, teksa pjesa e dytë ishte shumë më interesante, kur edhe u shënuan plotë 4 gola nga ana e futbollistëve “bardhekaltër” nga Xhepçishti. Fatjon Jusufi ishte autorë i golit të dytë, teksa në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Lavdrim Skenderi, Burim Sadiku dhe braziliani Fernando Silva, i cili te Renova erdhi nga rradhët e Pelisterit.

Për Renovën ishte kjo fitorja e tretë nga gjithsej 5 ndeshje të zhvilluara në këtë fazë përgatitore, nga e cila trajneri Kostov do të duhet të zgjedh më të mirën dhe të shpresojë në grumbullimin e sa më shumë pikëve në stinorin pranveror.

Ndryshe është kjo fitorja e dytë e Renovës e arritur me këtë rezultat të lartë (5:0), duke pasur parasysh se “gjipspunuesit” me po të njëjtat shifra mundën Vëllazërimin e Kërçovës, teksa me rezultatin minimal 1:0 kishin mundur ekipin e Pobedës. Disfatën e vetme e pësuan nga skuadra serbe e Maçva (2:3), teksa ndaj skuadrës tjetër serbe të Javor kishte barazuar pa gola.

 

Leave a Reply