Futbollisti i njohur francez, Patris Evra sërish është rikthyer në Premierligë, mirëpo kësaj rradhe duke veshur fanellën e skuadrës së Uet Ham.
Ish ylli i Mançester Junajtedit dhe Juventusit te skuadra londineze vjen si futbollist i lirë, pasi muaj më parë prishi kontratën me Olimpikun e Marsejës, pjesë e së cilës ishte 18 muajt e fundit.
Mbrojtësi i krahut të majtë me Uest Hamin ka nënshkruar kontratë 6 mujore, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Evra gjatë karrierës së tij përveç skuadrave të lartëpërmendura (Junajted, Juventus, Marsej), gjithashtu kishte luajtur edhe me Monakon dhe Nicën, ndërsa më shumë se 10 vite me mjaft sukses mbronte ngjyrat e Kombëtares së Francës.
Evra te Uest Hami do të bartë fanellën me numër 27, ndërsa debutimin e tij pritet ta bëjë këtë fundjavë në stadiumin Olimpik të Londrës ndaj Uatfordit, ndeshje kjo që në program është me datë 10 shkurt (16:00h).