Klubi i mundjes Tefejuz nga Shkupi do të marrë pjesë në Kupën Botërore në mundje në shallvare, që do të mbahet në qytetin turk të Kahramanmarash.
Në këtë event do të marrin pjesë më shumë se 40 shtete, ndërsa organizatorët fituesit do ti shpërblejnë edhe në të holla. Kështu vendi i parë do të shpërblehet me 3.000 dollarë, i dyti 2.000 dollarë dhe vendi i tretë 1.000 dollarë.
Maqedoninë përmes KM Tefejuz do ta përfaqësojnë këta garues: Jetmir Imeri (70 kg), Ertan Rexhepi (70 kg), Bujamin Nuishi (80 kg) dhe Ramadan Mustafa (90 kg).