Espanjolli ka këmbëngulur se tifozët që u tallën me këngëtaren kolumbiane Shakira, me një banderolë në ndeshjen kundër Barcelonës në janar 2016 janë dënuar. Shakira, partnerja e mbrojtësit të Barcelona, Zherard Pike, ka qenë subjekt i kësaj banderole tallëse me synimin për të ofenduar qendërmbrojtësin kundërshtar. Tifozët në “Estadi Cornella-El Prat” zbuluan një banderolë ku shkruhej “Shakira es te todos”, që përkthehet “Shakira është e të gjithëve”.
Shefi ekzekutiv i klubit katalanas, Joan Collet, ka kërkuar falje dhe ka shtuar se klubi nuk e dinte që do të shpalosej një banderolë e tillë. “Ne jemi kundër asaj që ndodhi. Zakonisht tifozët konsultohen me ne për këngët dhe banderolat e tyre. Në këtë rast nuk e dinim dhe ne gjithashtu u ndjemë të tradhtuar për këtë veprim. Mësuam se banderola nuk kishte hyrë në stadium, por ishte shkruar atje. Ata tifozë janë penalizuar dhe nuk do të ndjekin më skuadrën tonë.”