Altiparmakovski prezantohet te Sarajeva

Sulmuesi me origjinë nga Manastiri, Marjan Altiparmakovski edhe zyrtarisht është një futbollist i Sarajevës, njofton “infOSport.mk”.

Ish futbollisti i Rabotniçkit me skuadrën e njohur boshnjake ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa te kjo skuadër Altiparmakovski do të bashkohet me Krste Vellkovskin, me të cilin bashkë ishin pjesë e një ndër sukseseve më të mëdha të skuadrës “romantike” kur në vitin 2015-të arritën deri në fazën “play-off” të Liga Europa, kur u eliminuan nga gjigandët italian të Lacios.

Sulmuesi 26-vjeçar i cili lidhej ngushtë edhe me një transferim te FC Shkupit, te Sarajeva transferohet nga rradhët e skuadrës lituaneze të Suduva, për të cilën skuadër në 26 ndeshje kishte realizuar 5 gola.

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur me një klub kaq të madh, siç është Sarajeva. E imja është që të punojë shumë në çdo stërvitje dhe të jap gjithçka na vetja në secilën ndeshjen për të ndihmuar Sarajevën për të arritur qëllimet e këtij sezoni” – tha Altiparmakovski, i cili shtoi: “E njoh normalisht Krste Vellkovskin që nga më herët. Ai më ka thënë gjëra të mira si për KF Sarajevën, ashtu edhe për qytetin, ashtu që besoj se nuk kam gabuar që kam ardhur këtu”.

Më herët gjatë karrierës së tij Altiparmakovski kishte luajtur edhe në Kroaci me skuadrën e Inter Zapreshiç si dhe në Greqi me skuadrat e Paniliakos dhe Ksanti. Për përfaqësuesen shpresa të Maqedonisë kishte shënuar një gol në 13 ndeshje, ndërsa momentet e tij më të bukura të karrierës i ka kaluar me Rabotniçkin, për të cilën skuadër në 73 ndeshje, kishte realizuar 21 gola, ndërsa vlen të theksohet se në Maqedoni gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e skuadrës nga vendlindja e tij, Pelisterit.

Leave a Reply