Shtëpia e futbollit Evropian, UEFA ka konfirmuar pezullimin për dy ndeshje ndaj futbollistit të Real Madridit, Dani Karvahal. Ky pezullim vjen pas atij kartoni të verdhë që mori Karvahal në ndeshjen ndaj APOEL Nikosia në kuadër të grupeve në Ligën e Kampionëve, me UEFA-në që këtë situatë e cilëson se mbrojtësi i Realit e bëri me vetëdije dhe me qëllim që të ndëshkohet për ta plotësuar numrin e 5 kartonëve të verdhë dhe të mungojë në takimin e fundit ndaj Borusia Dortmundit që për madrilenët nuk kishte asnjë vlerë.
Edhe pse Reali apeloi këtë vendim, UEFA ka rrëzuar sot kërkesën, duke konfimuar pezullimin. Kështu Karvahal do t’i mungojë “Los Blankosve” në ndeshjen e 14 shkurtit në “Santiago Bernebeu” me Realin që pret PSZH-në në takimin e parë të 1/16-tës në Ligën e Kampionëve.