Premier Liga Angleze ëshë dukë menduar futjen e pushimit dimëror, pasi të arrihet marrëveshja për të drejtat televizive. Zakonisht top 5 ligat në Gjermani, Francë, Itali dhe Spanjë pushojnë gjatë mesit të sezonit, teksa në anën tjetër Federata e Futbollit të Anglisë ka thënë se pushimi dimëror është i pamundur deri në përfundim të marrëveshjes aktuale për të drejtat televizive, e cila skadon në vitin 2019-të.
Gjithsesi njoftimi për marrëveshjen e rradhës për të drejtat televizive të Premier Ligës pritet të bëhet javën e ardhshme, teksa pritet të diskutohet edhe për një pushim gjatë janarit, në të cilin nuk do të ndikonte në orarin tradicional të ndeshjeve gjatë festave.