Ndonëse në moshën 36-vjeçare, Patrice Evra është rikthyer sërish në Premier League, për të vijuar karrierën e tij si futbollist. Mbrojtësi i majtë fracnez ka arritur një marrëveshje me klubin e Ëest Hamit, për të luajtur deri në fund të sezonit, ndërsa nesër paradite pritet të kryejë edhe vizitat mjekësore, para se të hedhë firmën mbi kontratë.
Nëse çdo gjë shkon me sukses, ky do të ishte një rikthim në Premier League për Evranë, pasi ka luajtur për plot 8 sezone me Manchester United-in, para se të transferohej te Juventusi në 2014-ën.
Verën e kaluar, Evra iu bashkua Marseilles, por u përjashtua nga skuadra pas vetëm pak javësh, për shkak të një incidenti. Rreth 2 muaj më parë, Evra goditi me shkelm një tifoz të skuadrës franceze, në prag të fillimit të ndeshjes së Europa Leagues me skuadrën portugeze të Victoria Guimaresit.