Portieri spanjoll i Mançester Junajtedit, David De Gea është duke tentuar ta imponojë transferimin te Real Madridi. Një gjë të tillë shkruan spanjollja, “Don Balon”, sipas së cilës De Gea është duke i bërë presion agjentit të vet ta bëjë realitet kalimin e tij te skuadra kampione në fuqi e Spanjës.
27-vjeçari, i lindur në Madrid, dëshiron me çdo kusht rikthimin në Spanjë dhe nuk dëshiron ta humbasë këtë mundësi përsëri.
Dea Gea ishte shumë pranë kalimit te Reali i Madridit në ditën e fundit të afatit kalimtar të vitit 2015-të, por transferimi i tij u prish në momentet e fundit, njëjtë sikurse këtë vit i ndodhi futbollisti kërçovarë të Shkëndijës, Ardian Cuculi, i cili humbi mundësinë që ti bashkohet skuadrës së “Serie A”, Beneventos.