Kristiano Ronaldo pa dyshim se është një ndër futbollistët më të mirë që njeh bota e futbollit modern dhe njëkohësisht një ndër më të preferuarit nga tifozët e futbollit. Ai gjatë karrierës së tij përballë ka pasur 128 rivalë, ka veshur 4 numra të ndryshëm dhe ka një skuadër të preferuar. Më poshtë keni 33 gjërat që ndoshta nuk i keni ditur deri më tash për yllin portugez.
1 – Golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e La Liga-s
Kristiano Ronaldo ka realizuar 294 gola në 274 ndeshje. Është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e La Liga-s.
2 – Nuk ka shënuar në dy kompeticionet
Ronaldo ka luajtur në Portugali, Angli dhe Spanjë. Ai ka sëhnuar në të gjitha kompetcionet që ka marrë pjesë, me përjashtim të Superkupës së Anglisë dhe Liga Europa. Në të parën ka luajtur një ndeshje dhe në të dytën ka luajtur dy, por pa shënuar.
3 – 99 dygolësha
Ronaldo ka shënuar 99 dygolësha në karrierën e tij. 73 me Real Madridin, 25 me Mançester Junajtedin dhe një me Sporting Lisbonën.
4 – Golashënuesi më i mirë i Portugalisë
Ai është golashënuesi më i mirë i Portugalisë: 79 gola në 147 ndeshje.
5 – Sevilja, ekipi i tij i preferuar
Ronaldo ka realizuar 27 gola në 18 ndeshje, në të gjitha kompeticionet, kundër skuadrës së Seviljës.
6 – Golashënuesi më i mirë i Real Madridit
As Di Stefano, as Raul, as Puskas, as Santillana. Golashënuesi më i mirë në historinë e Real madrid është Kristiano Ronaldo: 427 gola në 421 ndeshje.
7 – Terrori i portierit Gorka Iraizos
Gorka Iraizoz është portieri që ka pësuar më shumë gola nga Ronaldo. Portieri bask ka luajtur 14 ndeshje kundër tij dhe ka pësuar 15 gola.
8 – Ka realizuar 18 gola në ndeshjet finale
Kristiano Ronaldo ka marrë pjesë në 13 finale në nivel klubesh, duke realizuar 18 gola.
9 – Tri herë fitues i “Pichichi-t”
Ronaldo e ka fituar “Pichichi” në 2010/11, 2013/14 dhe 2014/15. Viti i fundit ka qenë sezoni i tij më i mirë në La Liga: 48 gola.
10 – Pesë herë fitues i Topit të Artë
Bashkë me Messi-n, ai është lojtari që ka fituar më shumë herë Topin e Artë.
11 – 6 herë golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve
Ai ka qenë golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve në pesë sezone radhazi. Në total, ai ka dalë gjashtë herë golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni.
12 – 61 gola në një sezon
Në sezonin 2014/15, Ronaldo ka realizuar numrin më të madh të golave në karrierën e tij, duke kaluar 60 golat e realizuar në sezonin 2011/12.
13 – 12 sezone me më shumë se 20 gola
Qe nga sezoni 2006/07, Ronaldo ka realizuar më shumë se 20 gola. Në sezonin aktual ka shënuar 21.
14 – Futbollisti me më shumë penalti të shënuara
Ronaldo ka realizuar 77 nga 90 penaltitë që ka ekzekutuar.
15 – 53 gola nga goditjet e dënimit
Ronaldo ka realizuar 53 gola nga goditjet e dënimit, duke përfshirë edhe shtatë me Portugalinë. 33 i ka shënuar vetëm më fanellën e Real Madrid.
16 – 107 gola me kokë
Ronaldo njihet edhe si një specialist i lojës në ajër. Ai ka shënuar 107 gola gjatë karrierës së tij me kokë, duke përfshirë edhe 65 me Real Madridin.
17 – Debutimi në vitin 2002
Ai ka debutuar si futbollist profesionit me dat 14 gusht të vitit 2002 me Sportingun e Lisbonës. Kundërshtari i parë ka qenë Interi, në një ndeshje eliminatore për Ligën e Kampionëve Evropian. Ndeshja u mbyll 0-0, ndërsa Ronaldo asaj kohe ishte vetëm 17 vjeçar.
18 – Lojtari i parë me 100 gola në Ligën e Kampionëve
Ronaldo është bërë lojtari i parë me 100 gola të realizuar në Ligën e Kampionëve. Aktualisht është në kuotën e 115 realizimeve, duke llogaritur edhe fazën eliminatore. 99 nga këto gola i ka realizuar me Real Madridin.
19 – Ndeshjet radhazi me gol në La Liga
Në sezonin 2014/15, ai ka shënuar 19 gola në 10 ndeshje të njëpasnjëshme, një rekord për një lojtar të Real Madrid.
20 – Debutim me kombëtaren në moshën 17 vjeçare
Në moshën 17 vjeçare, ai ka debutuar me kombëtaren e Portugalisë në një ndeshje kundër Kazakistanit.
21 – Dy ndeshje me pesë gola
Nuk është e lehtë të realizosh më shumë se katër gola në një ndeshje. Janë të paktë lojtarët që mund të krenohen me faktin se e kanë realizuar një gjë të tillë. Kristiano ka realizuar pesë gola në dy ndeshje. Kundër Granadas dhe kundër Espanjollit.
22 – 331 gola me këmbën e djathtë
Golat e tij kanë ardhur nga çdo pozicion dhe me të dyja këmbët. Gjithsesi, është e djathta që duhet të konsiderohet si këmba më e mirë, duke parë se me të ka realizuar plotë 331 gola.
23 – 34 përballje ndaj Lionel Messit
Kristiano dhe Messi, dy lojtarët më të mirë të dekadës së fundit, janë përballur në 34 ndeshje. Argjentinasi ka realizuar 20 gola, ndërsa portugezi 18.
24 – Gjashtë kartonë të kuq
Kristiano e ka parë të kuqin gjashtë herë në karrierën e tij. I fundit ka qenë në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës.
25 – Ka mbajtur katër numra të ndryshëm
7 është numri i tij, por nuk ka qenë i vetmi që ka mbajtur gjatë karrierës. Ai gjithashtu ka veshur edhe fanellat me numrat 17, 9 dhe 28.
26 – 329 ndeshje me Benzema
Lojtari me të cilin ka luajtur më shumë ndeshje është Benzema. Në krah të francezit, ai ka luajtur 329 ndeshje.
27 – Goli i tij i parë
Me 7 tetor të vitit 2002, Kristiano Ronaldo ka realizuar golin e tij të parë. Ka qenë në një ndeshje të kampionatit kundër Moreirense kur kishte shënuar me fanellën e Sportingut të Lisbonës. Në atë ndeshje, ai kishte realizuar edhe dygolëshin e parë.
28 – Ka luajtur për 10 trajnerë të ndryshëm
Kristiano ka pasur 10 trajnerë të ndryshëm që nga 2002-shi deri tani.
29 – 11 ndeshje radhazi me gol
Ecuria e tij më e mirë e realizimit të golave të njëpasnjëshëm në të gjitha kompeticione është 11 ndeshje në 2013/14. Në ato ndeshje, ai ka realizuar 15 gola.
30 – 12 tituj
Ka fituar 12 tituj me skuadrat ku ka luajtur. Koleksioni i tij përfshin Kampionatin Europain, Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Europës, Superkupën e Spanjës, Superkupën e Portugalisë, La Ligan, Premierligën, Superkupën e Anglisë, Kupën e Anglisë dhe Liga Kupën e Anglisë.
31 – Fitorja më e thellë, 10:2
Gjatë muajit dhjetor të vitit 2015, Real Madrid kishte mundur 10:2 Rajo Valjekanon. Është fitorja më e thellë e arritur nga Ronaldo me një ekip. Ai në atë ndeshje kishte shënuar dy gola.
32 – Rekord në një sezon të Ligës së Kampionëve
17 golat e realizuar nga Kristiano në sezonin 2013/14 të Ligës së Kampionëve janë një rekord për kompeticionin. Atë vit, Real Madridi doli të jetë fitues i kompeticionit më të rëndësishëm europian.
33 – 128 kundërshtarë
Ai ka luajtur kundër 128 skuadrave të ndryshme gjatë karrierës së tij, duke përfshirë këtu edhe ndeshje të zhvilluara me Kombëtaren e Portugalisë.