Skuadra kampione e Vardarit ka përmbyllur fazën kryesore të përgatitjeve në Antalia të Turqisë, ku sot në mëngjes zhvilloi edhe stërvitjen e fundit në tokën turke. Ata pas dite do të nisen për në Shkup, ku të përgatitur do të mirëpresin stinorin pranveror.
Vardari në Turqi përveç përgartitjeve fizike zhvilloi edhe 6 ndeshje miqësore, ku regjistroi një barazim dy disfata dhe tre fitore, përfshirë këtu edhe atë të fundit kundër Dukla (1:0).
Pjesë e kësaj fitore ishin edhe dy futbollistët e talentuar shqiptarë të “kuqezinjëve”, Jakup Berisha dhe Fitor Rexhepi, ndërsa mungoi Besar Iseni, i cili luajti në ndeshjet paraprake dhe që pritet të jetë një ndër bartësit e ekipit në mesfushë gjatë pjesës së dytë të sezonit.
Bashkë me ekipin për në Shkup do të udhëtojë edhe kamerunasi Klarens Zhunior Bitang, i cili nëse do të kalojë me sukses kontrollet mjekësore, atëherë pritet që të firmos edhe zyrtarisht me Vardarin.